PD thotë se fjalimi nuk do ta shpëtojë Ramën nga përgjegjësia për vrasjen e 25-vjeçarit

Nga Exit News
PD thotë se fjalimi nuk do ta shpëtojë Ramën nga përgjegjësia për vrasjen e 25-vjeçarit

Partia Demokratike e ka cilësuar propagandë njoftimin e kryeministrit Rama për një fjalim lidhur me vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha.

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se fjalimi nuk e shpëton dot Ramën nga përgjegjësia.

Rama u mundua të manipulojë opinionin publik, duke fshehur të vërtetën, ka thënë përfaqëuesi i PD për gazetarët.

Sipas tij kryeministri është frymëzuesi i dhunës.

Por shqiptarët e dinë mirë që është Edi Rama frymëzuesi i dhunës, i arrogances dhe i urrejtjes. Asnjë fjalim nuk e justifikon dot Edi Ramën. Asnjë kurban, qoftë dhe Lleshaj, nuk e shpëton dot nga përgjegjësia”, deklaroi Alibeaj.

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se do të mbajë një fjalim në orën 18:00 mbi vrasjen ë Klodian Rashës.

Në të njëjtën orë është thirrur edhe protestë mbi vrasjen e 25 vjeçarit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>