Topalli: Basha, katastrofa e PD-së kërkojmë garë të drejtë,

Topalli: Basha, katastrofa e PD-së kërkojmë garë të drejtë,

Jozefina Topalli, ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike akuzoi sot kryetarin Lulzim Basha se po mban peng partinë.

Në një konferencë për shtyp Zonja Topalli i kërkoi Zotit Basha të ndërpresë shkeljet e statutit dhe pengmarrjen e PD-së:

“Zoti Basha pretendon se me anë të një gare të rremë të kthehet nga humbës në fitimtar. I bëj thirrje Zotit Basha të ndërpresë paligjshmërinë dhe pengmarrjen e PD-së. Të kuptojë se demokratët do të mbrojnë partinë e tyre nga pengmarrja.”

Jozefina Topalli, e lënë jashtë listave për deputete, e quajti Lulzim Bashën “katastrofë të PD-së”:

“Rrëzoi  në gjunjë partinë dhe i dha ndihmën më të madhe Edi Ramës. Ndaj ringritja e PD –së fillon me largimin e Zotit Basha.”

Zonja Topalli kërkoi organizimin e një garë të ndershme dhe të barabartë për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së, të parashikuara për t’u zhvilluar më 22 korrik.

“Zoti Basha nuk pranon barazi në garë, proces të hapur dhe transparent, nuk pranon konkurrentë të denjë. Ai tmerrohet nga forumet sepse tmerrohet nga e vërteta.

Kërkojmë një garë të barabartë, rregulla të ndershme, konkurrencë të denjë e debat. Këto janë kushte të panegociushme të procesit. Pa këto kushte nuk mund të ketë garë.”

Disa prej mediave shkruajnë se Zonja Topalli do të shpallë së shpejti kandidaturën për kryetare e PD-së, por në konferencën e sotme ajo nuk e deklaroi një gjë të tillë.

Deri më tani në garë për drejtimin e PD-së janë Lulzim Basha dhe Eduard Selami.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>