Partia Demokratike njoftoi të mërkurën drejtuesit politik të qarkun Kukës dhe Gjirokastër. Kështu, ish-deputeti Tritan Shehu do të drejtojë qarkun e Gjirokastrës.
Ndërsa Flamur Hoxha do të drejtojë qarkun e Kukësit.
Tritan Shehu ka qenë më herët ministër shëndetësie dhe është një ndër themeluesit e PD.
Ai ka pasur postin e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë në 1996-1997. Shehu ka qenë Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë në Kuvendin e Shqipërisë gjatë periudhës 2005-2013.
Ndërsa Flamur Hoxha ka qenë deri më tani kreu i PD-së në Kamzë.
Drejtuesit e tjerë politik të PD-së në qarqe janë:
- Edmond Spaho, drejtues i Korçës;
- Mark Marku, drejtues i Lezhës;
- Edi Paloka, drejtues i Durrësit;
- Gazment Bardhi, drejtues i Elbasanit;
- Enkelejd Alibeaj, drejtues i Fierit;
- Helidon Bushati, drejtues i Shkodrës;
- Bujar Leskaj, drejtues i Vlorës;
- Xhelal Mziu, drejtues i Dibrës.
- Tomor Alizoti, drejtuesi Beratit.