
“Vendimi i qeverisë për qarkullimin e makinave është vendim që tregon paaftësinë e qeverisë në menaxhimin e situatës dhe pandjeshmërinë e saj.”
Kështu u shpreh Partia Demokratike në një deklaratë zyrtare të saj. PD i kërkon qeverisë miratimin e paketës së masave për pasojat social-ekonomike të krizës, të cilat përfshijnë:
1. Riimbursimin e bizneseve
2. Rimbursimin e pagës së punonjësve
3. Ndihmën për të papunët dhe familjet në nevojë
Më herët, kryetari i PD Basha i bëri thirrrje qeverisë të pajisë spitalet me mjete të nevojshme dhe të krijojë ambjente të reja për të përballuar fluksin e të infektuarve në qytete të tjera në vend.