Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu, akuzoi një nga vëzhgueset e PS-së për qarkun Berat se gjatë rinumërimit ka kërcënuar një vëzhgues të opozitës.
Duke folur për mediat Logu tha:
“Një vëzhguese e PS, shtetasja Joana Melëngu, ka kërcënuar në mënyrë të përsëritur vëzhguesin e PD gjatë rinumërimit.”
Ai shtoi se Melëngu, njëkohësisht kryetare e njësisë administrative numër 2 në Berat, iu drejtua ëvzhduesit me fjalët: “Do ta shohësh kur të dalësh jashtë. Do ta pres gjuhën.”
Logu tha se vëzhguesi kishte frikë për jetën dhe se do të ngrinin padi për rastin.
Logu theksoi se rinumërimi nxirri në dukje se numëruesit e PS-së janë të gjithë punonjës të bashkisë, që provon përfshirjen e administratës në zgjedhje.
Ai akuzoi sërish KAS për mungesë trasparence, për shkak se refuzoi të kërkojë informacion zyrtar në lidhje me pretendimin.