Partia Demokratike do të zgjedhë kryesinë e saj dhe kreun e Këshillit Kombëtar të hënën, datë 30 gusht.
Këshilli Kombëtar, i dalë nga zgjedhjet e mbajtura në 17 korrik, do të mblidhet në selinë e PD dhe pritet të zgjedhë kryetarin e ri.
Më pas do të zgjidhet Kryesia e re dhe Sekretariati, kryetari i Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës; Kryetari i Komisionit Zgjedhor; dhe ai i Bordit Financiar.
Kryetar i Këshillit Kombëtar në PD ka qenë Bujar Nishani, i cili ka qenë kritik ndaj kryetarit Basha pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit dhe kërkoi largimin e tij nga drejtimi i partisë.
PD pritet gjithashtu të zgjedhë kryesinë e Grupit Parlamentar me të cilin do të përfaqësohet në Kuvendin e ri që do të nisë punën më 9 shtator.
Në Këshillin e ri Kombëtar nuk janë zgjedhur Edit Harxhi dhe Arben Ristani, anëtarë të grupimit “për PD-në” gjatë zgjedhjeve për kryetar që u zhvilluan muajn qershor. Të tjerë emra të njohur në PD që kanë mbetur jashtë janë Ardjan Isufi, Halim Kosova,Kastriot Islami, Klodiana Shala, Niazi Kosovrasti, Sait Dollapi, Valentina Duka.
Në listën fituese ka edhe emra të rinj të njohur si Andi Lila, Oriela Nebijaj, Glauk Olladashi, si dhe artisti Robert Budina.