
Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet (PDIU) fajëson qeverinë Rama për rritjen e numrave të të infektuarve në vend.
“Është faji i qeverisë që gjoja do hapeshim me protokolle të veçanta e që ishte bërë gati për çdo gjë, protokolle që s’po shihen gjëkundi, madje nuk ka asnjë masë sensibilizimi për mbajtjen e maskave e distancim social”, shkruhet në deklaratë për shtyp të PDIU-së.
Gjithashtu, ata i bëjën thirrje qeverisë të fillojë të zbatojë protokollet e masave mbrojtëse.
“Sot sheh qendra tregtare e turma njerëzish në kafene që nuk kanë asnjë masë mbrojtëse, e protesta e tyre ndaj frustrimit të mbylljes pa asnjë llogjikë shkencore rrezikon të na kthejë në pikun e rrezikut”, theksohet në deklaratën e PDIU-së.
Sot ishte dita me numrin rekord të të infektuarve në vend, 57 të infektuar rë rinj.