PDK nuk do të jetë pjesë e delegacionit në Uashington me 2 shtator

Nga Exit News
PDK nuk do të jetë pjesë e delegacionit në Uashington me 2 shtator

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk do të jetë pjesë e delegacionit në takimin midis Kosovës dhe Serbisë në Uashington në 2 shtator.

Nëpërmjet një letre dërguar kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, kryetari i PDK, Kadri Veseli shkruan se partia e tij do të luajë rol kushtetues në Kosovë, por nuk do të jetë pjesë e delegacionit.

“Partia Demokratike e Kosovës do ta ushtrojë rolin e saj kushtetues në procesin e dialogut, si opozitë në Kuvendin e Kosovës, por nuk do të jetë pjesë e delegacionit.”

Më tej Veseli shkruan se mbështet një marrëveshje gjithëpërfshirëse “e cila garanton njohjen e ndërsjellë, sovranitetin shtetëror, integritetin territorial, karakterin unitar të shtetit dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>