PDK zgjedh Enver Hoxhajn kandidat për kryeministër

Nga Exit News
PDK zgjedh Enver Hoxhajn kandidat për kryeministër

Partia Demokratike e Kosovës ka zgjedhur Enver Hoxhajn kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.

Lajmin e njoftoi Uran Ismaili sekretar i përgjithshëm i PDK-së.

Hoxhaj do të jetë prijës i listës zgjedhore të PDK, deklaroi Uran Ismaili.

Ai kritikoi edhe qeverinë e Hotit dhe  LVV. Sipas tij të dyja kanë dështuar në qeverisje.

“Nga dy Qeveritë, Hoti dhe Kurti, kemi parë dështime të njëpasnjëshme në relacion me pandeminë, ekonominë, si dhe në përballje me Serbinë, pasojat e të cilave i kemi vuajtur si shoqëri.

Viti 2020, pa asnjë dyshim, ishte i rëndë për ekonominë tonë. Mijëra punëtorë mbetën pa punë, e mijëra ndërmarrës pa përkrahje.

Ishte vit i rëndë për arsimin, sportin, artin, të rinjtë, të moshuarit”, tha ai.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të mbahen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli votën e deputetit Etem Arifi për qeverinë Hoti të pavlefshme.

Vota e tij ishte vendimtare në formimin e qeverisë aktuale, i cili mori vetëm 61 vota në parlamentin me 120 vende, numri minimal i votave të kërkuara.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>