Me 461 vota pro, 157 kundër dhe 89 abstenim, Parlamenti Evropian votoi sot formimin e Komisionit të ri Evropian, i cili drejtohet nga Ursula von der Leyen.
Përpara se të marrë zyrtarisht detyrën më 1 dhjetor, Komisionit i duhet miratim me shumicë të thjeshtë nga Këshilli Evropian gjë që pritet të jetë një proces formal pasi shumica e krerëve të shteteve anëtare kanë deklaruar përkrahjen ndaj Presidentes së KE-së, von der Leyen.
Komisioni i ri përbëhet nga 27 anëtarë, ngritja e tij u shty për disa muaj për shkak se disa kandidatura u hodhën poshtë, përfshirë këtu edhe eurokomisionerin për zgjerim, László Trócsányi. Në vend të tij u vendos Oliver Várhely, i cili injihet si ndër më besnikët e kryeministrit populist Hungarez Orbán.