PE shqyrton kontratën me CureVac për vaksinat Covid-19

Nga Exit News
PE shqyrton kontratën me CureVac për vaksinat Covid-19

Parlamenti Europian do të shqyrtojë të hënën kontratën me CureVac për vaksinën kundër Covid-19.

Lajmin e bëri të ditur Komisionerja për Shëndetësinë, Stella Kyriakides përmes një postimi në Twitter, ku shkruan:

“Transparenca dhe llogaridhënia janë në thelb të Bashkimit Europian. Kam punuar me prodhuesit e një vaksine të sigurt për të bërë publike të gjitha të dhënat e mundshme. Që prej të hënës kontrata është e disponueshme për të gjithë europarlamentarët.”

Prej muajsh PE ka bërë thirrje për transparencë të Komisionit Europian në lidhje me kontratat për vaksinat. KE ka hasur gjithashtu kritika pasi u bë publike se Gjermania ka siguruar doza të tjera nga Pfizer dhe CureVac, gjë që binte ndesh me strategjinë e BE-së.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>