Pedagogët kërkesë Ramës për përparësi në vaksinimin kundër COVID-19

Nga Exit News
Pedagogët kërkesë Ramës për përparësi në vaksinimin kundër COVID-19

Plani i vaksinimi kundër COVID-19 në Shqipëri duhet të ketë në përparësi edhe stafin akademik dhe ndihmës akademik të universiteteve. Kjo është kërkesa që sindikata e punonjësve të universiteteve të Shqipërisë i ka drejtuar kryeministrit Rama.

Ata kërkojnë përfshirjen me përparësi të stafit akademik dhe ndihmës akademik të Institucioneve të Arsimit të Lartë në planin kombëtar të vaksinimit kundër Covid-19 ku aktualisht kanë përparësi punonjësit e spitaleve që kurojnë të infektuarit me koronavirus.

Kërkesa bazohet në dy arsye:

Pedagogët e konsiderojnë domosdoshmëri kthimin e studentëve në auditore gjatë semestrit të dytë pasi vazhdimi i mësimit online do të thellojë mangësitë në formimin e studentëve që janë shkaktuar gjatë kësaj periudhe.

“Në rast të kundërt studentët nuk do të mund t’i kompensojnë këto mangësi në formimin universitar deri në fund të ciklit përkatës të studimeve, ç’ka do të thotë që ata të diplomohen me një nivel të ulët të formimit profesional, veçanërisht në realizimin e formimit praktik të tyre.”

Kthimi i studentëve në auditore do të rrise ekspozimin e pedagogëve ndaj virusit thuhet në letër, ku shtohet se gjatë sezonit të provimeve pati një rritje “të ndjeshme të numrit të pedagogëve që u infektuan”.

Ne mendojmë se dhënia përparësi në vaksinim stafit akademik është realiste, sepse numri i pedagogëve me kohë të plotë është rreth 5000 veta dhe, ndër ta, personat mbi 45 vjeç zënë vetëm rreth 50 % të numrit të përgjithshëm (rreth 2500 veta).

Mësimi në universitete vijon të zhvillohet nga shtëpia përmes internetit që prej fillimit të pandemisë.

Mësimi në gjithë shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të vendit rinisi i alternuar, në 11 janar, ku disa ditë nxënësit do të shkojnë në shkollë, ndërsa disa ditë të tjera të javës do të zhvillojnë mësimin online, sipas Urdhërit të Ministrisë së 1 dhjetorit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>