Zgjedhësit kanë të drejtë të provojnë identifikimin e shenjës së gishtit 7 herë për 4 gishta, në pajisjen elektronike, në zgjedhjet e 25 prillit. Kështu u shpreh nënkomisionerja e KQZ-së, Lealba Pelinku në seancën dëgjimore në KAS, më 19 maj.
Pelinku u shpreh se në disa raste, kur identifikimi i zgjedhësve ishte i vështirë, për të përshpejtuar procesin, operatorët kanë vendosur gishtin e tyre në pajisje.
“Nga vetë operatorët na është bërë më dije se kanë pasur vështirësi për marrjen e shenjave të gishtave tek personat me moshë të madhe. Ata për të përshpjetuar procesin kanë vendosur ata vetë të shenjën e gishtit. Na ka ardhur në rrugë telefonike në ditën e zgjedhjeve”.
Ajo saktësoi se pajisja nuk mund të lexojë më shumë se njëherë vetëm kartën e identifikimit.
Pelinku nuk dha një përgjgije të drejtëpërdrejtë nëse pajisja e lejon ose jo votimin e shumëfishtë, pavarësisht pyetjeve të vazhduara të anëtarëve të KAS.
Diskutimi po kryhet për rastet e dyshuara të votimti të dyfishtë në Gjirokastër.
Deri më tani ka vetëm dy raste të dyshuara kur dy persona kanë votuar 4 herë. Në rastet e e tjera është përdorur gishti nga operatori për identifikimin e zgjedhësit, u shpreh anëtari i KAS Koli Bele.