Pensionistët në radhë për të marrë shpërblimin e fundvitit

Nga Exit News
Pensionistët në radhë për të marrë shpërblimin e fundvitit

Pensionistët kanë krijuar të hënën radhë të gjata përballë Postës Shqiptare për të marrë shpërblimin e fundvitit.

667 mijë persona do të përfitojnë bonusin e fundvitit, njoftoi të premten drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Astrit Hado.

Bonusi  është 5 mijë lekë të reja. Të gjitha ata që nuk do të mund ta tërheqin shpërblimin deri më datën 31 dhjetor do të mund ta marrin atë përgjatë vitit 2021, tha Hado për Neës 24.

Qeveria njoftoi se shpërndarja e bonusit do të bëhet në bashkëpunim me Postën Shqiptare, dhe do u dërgohet në shtëpi.

Por duket se kjo nuk ka ndodhur.

“Na thanë që do vijnë me numra telefoni nëpër shtëpia, ku janë. Kam ardh 3 herë plot. Ne presim pensionin, 3 herë kam ardhur këtu dhe është plot. Gjithë këtë pandemi që ka rënë ne kemi harxhuar shumë lekë. Një 50 000 lekësh nuk është asgjë e kanë dhënë para 7-8 vjetësh. Janë shumë pak, ça do të bëj unë me ato”, tha një pensioniste.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>