Për herë të parë që prej vitit 1956, anulohet ceremonia e çmimeve Nobel

Nga Exit News
Për herë të parë që prej vitit 1956, anulohet ceremonia e çmimeve Nobel

Fondacioni Nobel ka anuluar ceremoninë e përvitshme të ndarjes së çmimeve Nobel që mbahet çdo vit në dhjetor, për shkak të situatës së pandemisë Covid-19.

Në një njoftim zyrtar, fondacioni shkruan se do të gjejë një mënyrë për të ndarë çmimet dhe për të prezantuar botën me arritjet e secilit prej fituesve.

“Java e Nobelit nuk do të jetë ashtu si zakonisht për shkak të pandemisë aktuale. Ky është një vit shumë i veçantë kur të gjithë duhet të bëjnë sakrifica dhe të përshtatemi me rrethanat plotësisht të reja,” tha Lars Heikensten, drejtori i fondacionit Nobel.

Kjo është hera e parë që prej vitit 1956 që ceremonia anulohet.

Në këtë vit, ceremonia është anuluar për të shmangur ftimin e ambasadorit të Bashkimit Sovjetik për shkak të shtypjes së Revolucionit Hungarez.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>