Prej katër ditësh nuk ka asnjë lajm për tre minatorët kinez të bllokuar në galerinë e minierës së kromit në Bulqizë. Skuadrat e shpëtimit janë ende duke punuar. Ato po përpiqen të hyjnë në nivelet e ndryshme të minierës, duke rregulluar pjesët e dëmtuara dhe duke larguar gazrat e rrezikshme.
Investimi në Minierën e Bulqizë kryhet nga kompania koncesionare Albchrome, e cila i përket grupit Balfin. Kjo kompani ka përfituar në të gjithë sektorët e rëndësishëm të ekonomisë, në veçanti nga ligji i miratuar së fundi për uljen e “të ardhurave minerare”, për të kompesuar ulje e çmimit të mineralit të kromit në tregjet ndërkombëtare.
Prej kohësh, po kritikohet drejtimi “teknikisht kurajoz” i minierës dhe kontrolli i plotë nga Albchrome i të gjitha aspekteve të jetës publike në Bulqizë, deri në pikën që të kontrollojë aktivitetin teknik dhe financiar të minierës. Çuditërisht impiantet nxjerrëse të Albchromit administrohen ligjërisht nga një kompani kineze. Por nuk ekzistojnë elementë të cilët të shpjegojnë arsyen e kalimit të administrimit kompanisë kineze. I vetmi dyshim është që kompania kineze u emërua administratore për t’i ngecur përgjegjësinë penale në rast të aksidenteve, të cilat në punën e minierës janë gjithmonë të pritshme.
Tani që aksidenti ka ndodhur, por duke përfshirë vetëm teknikët kinez, shtypi u mjaftua vetëm më dhënien e lajmit në fillim, por më vonë as nuk e pasqyroi dhe as nuk i dha rëndësi atij.
E gjithë bota në tetorin e vitit 2010 qëndroi në ankth për minatorët e bllokuar në një minierë në Kili, të cilët u shpëtuan pas një operacioni shpëtimi. Por në Shqipëri, vdekja e tre minatorëve kinezë mesa duket nuk ka të njëjtën rëndësi, as për mediat e vendit.
Media hesht, nuk tregon as përlotjen dinjitoze të shumë minatorëve dhe teknikëve shqiptarë, të cilët prej ditësh po punojnë për shpëtimin e kolegëve të tyre. Të gjithë janë të vetëdijshëm se ajo që i ndodhi kinezve mund t’i ndodhte dhe mund t’i ndodhë atyre, nëse vazhdojnë të punojnë pa asnjë mbrojtje, në mënyrë të papërgjegjëshme, disa qindra metra nëndhe, për një copë bukë.
Ndoshta shtypi hesht sepse minatorët e humbur janë të huaj. Ose ndoshta heshtja e shtypit, normalisht i mbushur me çdo lajm bombastik, po ndodh për arsye të lidhura me pronësinë e minierës, dhe jo nga rëndësia e lajmit.