Përballja me koronavirusin ka fryrë popullaritetin e udhëheqësve perëndimorë

Nga Exit News
Përballja me koronavirusin ka fryrë popullaritetin e udhëheqësve perëndimorë

Retorika e ashpër luftarake e patriotike dhe masat e ashpra ndaluese kundra koronavirusit po shpërblejnë me popullaritet shume nga udhëheqësit kryesorë botërore.

Me rritjen e numrit të të infektuarve dhe me rritjen e numrit të vdekjeve, njerëzit po i pranojnë masat ndaluese ndaj koronavirusit për të cialt në fillim kishin rezerva.

Këto masa po shihen si veprime të domosdoshme dhe kurajoze nga qytetarët. Sikurse paketat në mbështetje të njerëzve të prekur po u japin pikë qeverive përkatëse që po kujdesen për qytetarët.

Si rezultat, pëlqimi apo miratimi ndaj punës së qeverive dhe drejtuesve të tyre po arrijnë nivele të larta.

Itali

7 në dhjetë italianë mbështesin Kryeministrin Conte, një numër jashtëzakonisht i lartë në një vend që njihet për mosbesimin ndaj politikës.

Gazetat italiane shkruajnë, “në kohë emergjence rritet përlqyeshmëria për qeverinë dhe Kryeministrin Konte, sipas sondazhit të Demos, 71 përqind e italianëve mbështesin Kryeministrin”.

Francë

51 për qind e francezëve “kanë besim” tek Presidenti Emmanuel Macron. Sipas sondazhit të kryer nga Harris Interactive për televizionin LCI, Presidenti është ngritur me 13 pikë brenda një muaj—rritje krejt e pazakontë.

Ky është rezultati më i lartë i arritur nga Macron që nga janari i vitit 2018, gjashtë muaj pasi erdhi në pushtet me 66 për qind të votave në raundin e dytë, por një pjesë e votave ishte votim taktik.

Gjuha e ashpër e përdorur nga Macron kundra virusit, duke e përshkruar atë si “luftë” dhe virusin si “armik”, ka rritur mbështetjen e tij në popull.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

49 përqind e amerikanëve mbështesin Presidentin Trump. Sondazhi i kryer nga Gallup, për periudhën 13 deri në 22 mars, ka gjetur se 60 për qind e amerikanëve mbështesin mënyrë se si Presidenti po drejton vendin në periudhën e koronavirusit.

Ky është rezultati më i mirë i arritur nga Trump, që pas fitores së zgjedhjeve.

Mbretëria e Bashkuar

55 përqind e britanikëve mbështesin Kryeministrin Boris Johnson. Sondazhi i kryer nga YouGov, pas masave të ashpra të marra nga Kryeministri kundra koronavirusit gjeti se Xhonson është rritur me 20 pikë në krahasim me muajin dhjetor kur ai fitoi zgjedhjet.

Pjesa më e madhe e mbështetësve të rinj janë persona që nuk e kanë votuar Partinë Konservative në zgjedhjet e vitit 2019.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>