
Busti kushtuar heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Korçë është përdhosur me një mbishkrim në bazamentin mbajtës.
Ditën e përvjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, persona ende të paidentifikuar kanë përdhosur bustin e tij në Korçë.
Në pamjet e sjella nga Euronews Albania, duket se në bazamendin mbajtës të bustit, është shkruar me sprej: “Stop diktaturs masonike”.
Autorët e mbishkrimit janë ende anonim për autoritetet, ndërsa kjo ka ndodhur ditën e sotme teksa shënohet 553-vjetori i vdekjes së Skënderbeut.
Busti i Gjergj Kastriotit është realizuar nga skulptoi Piro Dollaku dhe ndodhet në sheshin përpara stadiumit të Korçës.