151 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 10 704.
Në 24 orët e fundit një paciente, 61-vjeçare nga Korça ka humbur jetën.
192 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 19 janë në terapi intensive dhe 5 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 39 raste në Tiranë, 27 raste në Durrës, 16 në Korçë, 14 në Shkodër, 10 në Lushnje, 8 në Gramsh,
6 në Elbasan, nga 5 raste në Krujë dhe Mirditë, 4 raste në Fier, 3 raste në Gjirokastër, 2 raste në Devoll, Divjakë, Kolonjë, Vorë, nga një rast në Kurbin, Kavajë, Berat, Mallakastër, Sarandë dhe Patos.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6 284 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 70 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 10 704 të infektuar,
– 322 viktima;
– 6 284 të shëruar,
– 4 098 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve deri në 9 shtator:
- Tiranë 2148 raste,
- Durrës 483 raste,
- Shkodër 334 raste,
- Lezhë 232 raste,
- Elbasan 184 raste,
- Korçë 158 raste,
- Fier 146 raste,
- Vlorë 138 raste,
- Kukës 130 raste,
- Berat 77 raste,
- Gjirokastër 37 raste,
- Dibër 31 raste.