Përditësim 9 shtator: 151 raste të reja dhe 1 viktimë nga Covid-19

Nga Exit News
Përditësim 9 shtator: 151 raste të reja dhe 1 viktimë nga Covid-19

151 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 10 704.

Në 24 orët e fundit një paciente, 61-vjeçare nga Korça ka humbur jetën.

192 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 19 janë në terapi intensive dhe 5 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë: 39 raste në Tiranë, 27 raste në Durrës, 16 në Korçë, 14 në Shkodër, 10 në Lushnje, 8 në Gramsh,

6 në Elbasan, nga 5 raste në Krujë dhe Mirditë, 4 raste në Fier, 3 raste në Gjirokastër, 2 raste në Devoll, Divjakë, Kolonjë, Vorë, nga një rast në Kurbin, Kavajë, Berat, Mallakastër, Sarandë dhe Patos.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6 284 që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 70 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 10 704 të infektuar,

– 322 viktima;

– 6 284 të shëruar,

– 4 098 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve deri në 9 shtator:

  • Tiranë 2148 raste,
  • Durrës  483 raste,
  • Shkodër  334 raste,
  • Lezhë 232 raste,
  • Elbasan  184 raste,
  • Korçë 158 raste,
  • Fier 146 raste,
  • Vlorë  138 raste,
  • Kukës 130 raste,
  • Berat 77 raste,
  • Gjirokastër  37 raste,
  • Dibër 31 raste.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>