157 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 13 806.
Në 24 orët e fundit 1 pacient ka humbur jetën, 66 vjeçar nga Kukësi.
203 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, prej të cilëve 20 në terapi intensive dhe 6 pacientë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 75 raste në Tiranë, 9 në Durrës dhe Berat, 6 Fier dhe Gjirokastër, 5 në Vlorë, 4 raste në Kucove, 3 në Shkodër, Elbasan, Kavajë, Lushnje, Mirditë, Divjakë, 2 raste në Tropojë, Kamez, Mat, Maliq, 1 rast në Kurbin, Devoll, Malesi e Madhe, Përrenjas, Bulqizë, Gramsh, Patos.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 230 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në mbi 8 mijë që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 86 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 13 806 të infektuar,
– 385 viktima;
– 8 077 të shëruar,
– 5 382 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve deri në 28 shtator:
- Tiranë 2676 raste;
- Durrës 596 raste;
- Shkodër 397 raste;
- Lezhë 306 raste;
- Elbasan 302 raste;
- Fier 249 raste;
- Korçë 240 raste;
- Vlorë 193 raste;
- Kukës 156 raste;
- Berat 114 raste;
- Dibër 109 raste;
- Gjirokastër 77 raste.