Përditësim 1 gusht: 120 të infektuar të rinj dhe 4 viktima, shkon në 5396 totali i të infektuarve

Nga Exit News
Përditësim 1 gusht: 120 të infektuar të rinj dhe 4 viktima, shkon në 5396 totali i të infektuarve

120 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 5396.

Në 24 orët e fundit 4 pacientë kanë humbur jetën: një 58 vjeçare nga Kurbini dhe një 71 vjeçare nga Lushnja me disa sëmundje bashkëshoqëruese, një 61 vjeçar nga Durrësi dhe një 67 vjeçar nga Fieri.

119 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 18 janë në terapi intensive dhe 6 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë: 57 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 8 në Kavajë, 7 në Krujë, 6 në Elbasan, 5 në Korçë, nga 4 raste në Kurbin, Pogradec, nga 3 raste në Lushnje, Tropojë, nga 2 raste në Shkodër, Tepelenë, nga 1 rast në Vlorë, Divjakë, Belsh, Prrenjas.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2961, që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 41 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 5396 të infektuar,

– 161 viktima;

– 2961 të shëruar,

–  2274 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 1 gusht sipas qarqeve është:

  1. Tiranë, 1251 pacientë aktivë,
  2. Durrës, 227 pacientë aktiv,
  3. Shkodër, 211 pacientë aktivë,
  4. Vlorë, 95 pacientë aktivë,
  5. Fier, 85 pacientë aktivë,
  6. Lezhë, 84 pacientë aktivë,
  7. Korçë, 68 pacientë aktivë,
  8. Kukës, 66 pacientë aktivë,
  9. Elbasan, 55 pacientë aktivë,
  10. Berat, 27 pacientë aktivë;
  11. Gjirokastër, 31 pacientë aktivë,
  12. Dibër, 24 pacientë aktiv.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>