Përditësim 10 gusht: 125 të infektuar të rinj dhe 1 viktimë, shkon në 6 536 totali i të infektuarve

Nga Exit News
Përditësim 10 gusht: 125 të infektuar të rinj dhe 1 viktimë, shkon në 6 536 totali i të infektuarve

125  raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 6 536.

Në 24 orët e fundit 1 pacient ka humbur jetën: një 55 vjeçar nga Vlora.

122 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 19 janë në terapi intensive dhe 3 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë: 68 raste në Tiranë, 15 në Korçë, 10 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Lezhë, Berat, Gjirokastër, nga 3 raste Lushnje, Kurbin, 2 në Devoll, nga 1 rast Elbasan, Kukës, Pukë, Përmet, Sarandë, Divjakë, Kolonjë, Gramsh.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 37 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3379 që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 45 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 6 536 të infektuar,

– 200 viktima;

– 3 379 të shëruar,

–  2 957 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 10 gusht sipas qarqeve është:

  1. Tiranë, 1 627 pacientë aktivë,
  2. Durrës, 366 pacientë aktiv,
  3. Shkodër, 254 pacientë aktivë,
  4. Vlorë, 108 pacientë aktivë,
  5. Fier, 120 pacientë aktivë,
  6. Lezhë, 99 pacientë aktivë,
  7. Korçë, 100 pacientë aktivë,
  8. Kukës, 95 pacientë aktivë,
  9. Elbasan, 68 pacientë aktivë,
  10. Berat, 49 pacientë aktivë;
  11. Gjirokastër, 36 pacientë aktivë,
  12. Dibër, 35 pacientë aktiv.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>