156 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 10 860.
Në 24 orët e fundit dy pacientë, një 83-vjeçare nga Shkodra dhe një 87-vjeçar nga Tirana, kaë humbur jetën.
188 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 20 janë në terapi intensive dhe 7 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 63 raste në Tiranë, 13 raste në Elbasan, 9 raste në Dibër, nga 8 raste në Lezhë dhe Lushnje, nga 7 raste në Fier dhe Vlorë, nga 4 raste në Shkodër, Kukës, Berat, Gjirokastër, nga 3 raste në Kurbin, Librazhd, Fushë-Arrëz, 2 raste në Has, Kavajë, Malësi e Madhe, Bulqizë, 1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Kamëz, Pogradec, Selenicë, Peqin, Gramsh, Skrapar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 62 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6 346 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 70 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 10 860 të infektuar,
– 324 viktima;
– 6 346 të shëruar,
– 4 190 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve deri në 9 shtator:
- Tiranë 2 194 raste,
- Durrës 483 raste,
- Shkodër 338 raste,
- Lezhë 239 raste,
- Elbasan 192 raste,
- Korçë 159 raste,
- Fier 161 raste,
- Vlorë 143 raste,
- Kukës 121 raste,
- Berat 79 raste,
- Gjirokastër 39 raste,
- Dibër 42 raste.