Përditësim 11 gusht: 140 të infektuar të rinj dhe 5 viktima, shkon në 6 676 totali i të infektuarve

Nga Exit News
Përditësim 11 gusht: 140 të infektuar të rinj dhe 5 viktima, shkon në 6 676 totali i të infektuarve

140 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 6 676. Kjo është dita me më shumë të infektuar të rinj që prej fillimit të pandemisë.

Në 24 orët e fundit 5 pacientë ka humbur jetën: një 46 vjeçar nga Gjirokastra, një 48 vjeçar nga Tirana të dy pa sëmundje të tjera, si dhe një 70 vjeçar nga Durrësi, një 81 vjeçar dhe një 84 vjeçar, të dy nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese.

124 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 18 janë në terapi intensive dhe 4 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë: 72 raste në Tiranë, 14 në Kavajë, 12 në Fier, 10 në Kamëz, 6 në Kukës, nga 4 raste në Krujë, Kurbin, Mirditë, nga 2 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Tepelenë, Bulqizë, nga 1 rast në Durrës, Lezhë, Lushnje, Vlorë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 101 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3 480 që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 47 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 6 676 të infektuar,

– 205 viktima;

– 3 480 të shëruar,

–  2 991 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 11 gusht sipas qarqeve është:

  1. Tiranë, 1 657 pacientë aktivë,
  2. Durrës, 360 pacientë aktiv,
  3. Shkodër, 253 pacientë aktivë,
  4. Vlorë, 107 pacientë aktivë,
  5. Fier, 129 pacientë aktivë,
  6. Lezhë, 104 pacientë aktivë,
  7. Korçë, 99 pacientë aktivë,
  8. Kukës, 96 pacientë aktivë,
  9. Elbasan, 69 pacientë aktivë,
  10. Berat, 49 pacientë aktivë;
  11. Gjirokastër, 33 pacientë aktivë,
  12. Dibër, 35 pacientë aktiv.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>