4 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 872.
Kjo është dita me më pak të infektuar të rinj në 2 muajt e fundit.
75 përqind e të infektuarve ose 654 prej tyre janë shëruar.
Sipas njoftimit të ISHP-së, të infektuar të tjerë të rinj janë zbuluar 2 në Tiranë, 1 në Kamëz dhe 1 në Shkodër.
Në 24 orët të fundit janë testuar 121 qytetarë të dyshuar, ndërsa që prej fillimit të marsit janë testuar 10559 persona, prej të cilëve janë:
– 872 të infektuar,
– 31 viktima;
– 654 të shëruar,
– 187 të infektuar aktivë;
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 28 pacientë, ku vetëm 3 janë në terapi intensive.
Më pak se 15 për qind e të infektuarve kanë nevojë për trajtim spitalor.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve deri më 11 maj është:
– Tiranë, 357 pacientë,
– Shkodër, 116 pacientë,
– Krujë, 125 pacientë,
– Durrës, 42 pacientë,
– Lushnje, 7 pacientë,
– Elbasan, 18 pacientë,
– Fier, 40 pacientë,
– Kavajë, 9 pacientë,
– Rrogozhinë, 4 pacientë,
– Korçë, 19 pacientë,
– Vlorë, 5 pacientë,
– Lezhë, 14 pacientë,
– Berat, 4 pacientë,
– Has, 14 pacientë,
– Tropojë, 4 pacientë,
– Pukë, 5 pacientë,
– Mirditë, 5 pacientë,
– Kukës, 19 pacientë,
– Mallakastër, 1 pacient,
– Kurbin, 31 pacientë,
– Mat, 1 pacient,
– Kamëz, 9 pacientë.