17 persona të rinj me Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 433 të infektuar.
15 pacientë u shëruan këto 24 orë duke e çuar totalin e të shëruarve në 197, ose sa 45 për qind i totalit të të infektuarve.
Në informimin e përditshëm, ISHP njoftoi se harta e të prekurve nga COVID-19 në 24 orë është zgjeruar në Tiranë, Shkodër, Durrës, Lushnje, Krujë e Pukë.
Në 24 orët e fundit janë testuar 259 persona, ndërsa në total janë testuar 3644 raste, dhe janë konfirmuar:
– 433 persona janë të prekur nga koronavirusi,
– 197 janë shëruar,
– 23 kanë vdekur,
– 53 persona janë të shtruar në spitalin Infektiv, 6 prej tyre janë në terapi intensive, 2 të intubuar,
– 7 persona janë të shtruar në Sanatorium, 4 pacientë janë të intubuar.
Në total në të dy spitalet janë 60 persona janë të shtruar.
Pjesa tjetër e pacientëve është e vetëkarantinuar në shtëpi.
Përhapja e koronavirusit deri më 11 prill është sipas këtyre zonave:
— Në Tiranë: 209 persona; 11 prej të cilëve kanë ndërruar jetë;
— Në Durrës: 39 persona, përfshirë 3 të moshuar që ndërruan jetë;
— Në Fier: 32 persona, 1 prej të cilëve nderroi jetë;
— Në Lushnje: 6 persona; 1 prej të cilëve ndërroi jetë;
— Në Elbasan: 15 persona;
— Në Rrogozhinë: 4 persona;
— Në Kavajë: 8 persona, 2 prej të cilëve ndërruan jetë;
— Në Korçë: 17 persona;
— Në Vlorë: 5 persona; 1 prej të cilëve ndërroi jetë;
— Në Shkodër: 52 person;
— Në Lezhë: 14 person;
— Në Has: 12 persona; 1 prej të cilëve ndërroi jetë,
— Në Berat: 2 person,
— Në Krujë: 6 persona,
— Në Tropojë: 4 persona,
— Në Pukë: 5 persona,
— Në Mirditë: 3 person.