Përditësim 11 shtator: 161 raste të reja dhe 3 viktima nga Covid-19

Nga Exit News
Përditësim 11 shtator: 161 raste të reja dhe 3 viktima nga Covid-19

161 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 11 021.

Në 24 orët e fundit tre pacientë, një 80-vjeçar nga Shkodra dhe një 82-vjeçar e 90-vjeçar nga Tirana, kanë humbur jetën.

188 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 21 janë në terapi intensive dhe 7 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë: 54 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 13 në Korçë, 11 në Kukës, 10 në Durrës e Lezhë, 9 në Krujë, 6 në Pogradec, 4 në Kamëz, nga 3 raste në Shkodër, Devoll, Kavajë, Vlorë, 2 raste në Gramsh,
nga 1 rast në Has, Lushnje, Pukë, Mirditë, Berat, Librazhd, Përmet, Malësi e Madhe, Shijak, Maliq.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 97 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6 443 që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 70 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 11 021 të infektuar,

– 327 viktima;

– 6 443 të shëruar,

– 4 251 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve deri në 9 shtator:

  • Tiranë 2 506 raste,
  • Durrës  489 raste,
  • Shkodër  338 raste,
  • Lezhë 237 raste,
  • Elbasan  210 raste,
  • Korçë 176 raste,
  • Fier 160 raste,
  • Vlorë  145 raste,
  • Kukës 130 raste,
  • Berat 78 raste,
  • Gjirokastër  40 raste,
  • Dibër 42 raste.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>