13 persona të rinj me Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 446 të infektuar.
20 pacientë u shëruan këto 24 orë duke e çuar totalin e të shëruarve në 217.
Në informimin e përditshëm, ISHP njoftoi se harta e të prekurve nga COVID-19 në 24 orë është zgjeruar në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Në 24 orët e fundit janë testuar 233 persona, ndërsa në total janë testuar 3877 raste, dhe janë konfirmuar:
– 446 persona janë të prekur nga koronavirusi,
– 217 janë shëruar,
– 23 kanë vdekur,
– 41 persona janë të shtruar në spitalin Infektiv, 6 prej tyre janë në terapi intensive, 2 të intubuar
– 8 persona janë të shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi, 6 prej tyre janë në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.
Në total në të dy spitalet janë 49 persona janë të shtruar.
Pjesa tjetër e pacientëve është e vetëkarantinuar në shtëpi.
Përhapja e koronavirusit deri më 11 prill është sipas këtyre zonave:
— Në Tiranë: 215 persona; 11 prej të cilëve kanë ndërruar jetë;
— Në Durrës: 41 persona, përfshirë 3 të moshuar që ndërruan jetë;
— Në Fier: 32 persona, 1 prej të cilëve nderroi jetë;
— Në Lushnje: 6 persona; 1 prej të cilëve ndërroi jetë;
— Në Elbasan: 15 persona;
— Në Rrogozhinë: 4 persona;
— Në Kavajë: 8 persona, 2 prej të cilëve ndërruan jetë;
— Në Korçë: 17 persona;
— Në Vlorë: 5 persona; 1 prej të cilëve ndërroi jetë;
— Në Shkodër: 57 person;
— Në Lezhë: 14 person;
— Në Has: 12 persona; 1 prej të cilëve ndërroi jetë,
— Në Berat: 2 person,
— Në Krujë: 6 persona,
— Në Tropojë: 4 persona,
— Në Pukë: 5 persona,
— Në Mirditë: 3 person.