Përditësim 12 qershor: 31 të infektuar të rinj dhe një viktimë, shkon në 1416 totali i të prekurve

Nga Exit News
Përditësim 12 qershor: 31 të infektuar të rinj dhe një viktimë, shkon në 1416 totali i të prekurve

31 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1416.

Një 71-vjeçar nga Durrësi ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv. Ai prej disa ditësh ishte në terapi intensive dhe vuante nga një sërë sëmundjesh të tjera.

Të infektuarit e rinj janë  8 raste në Tiranë, 6 në Pukë, 5 në Shkodër, 5 në Vlorë, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Elbasan, dhe 1 rast në Lushnje.

Mes të infektuarve të rinj ka kontakte të personave të diagnostikuar më parë, por dhe raste të reja në Shkodër, Vlorë, Elbasan për të cilët po vazhdon hetimi epidemiologjik.

48 pacientë janë të shtruar në Spitalin Infektiv, 7 janë në terapi intensive.

74 për qind e gjithë të infektuarve janë shëruar.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 19 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 1416 të infektuar,

– 36 viktima;

– 1034 të shëruar,

– 346 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 12 qershor është:

  1. Tiranë, 199 pacientë aktivë,
  2. Shkodër, 45 pacientë aktivë,
  3. Krujë, 32 pacientë aktivë,
  4. Kamëz, 23 pacientë aktivë,
  5. Durrës, 15 pacientë aktiv,
  6. Pukë, 7 pacient aktivë,
  7. Vlorë, 6 pacient aktivë,
  8. Lushnje, 6 pacientë aktivë,
  9. Korçë, 1 pacient aktiv,
  10. Librazhd, 1 pacient aktiv,
  11. Mallakastër, 1 pacient aktiv,
  12. Tropojë, 2 pacientë aktiv,
  13. Mat, 2 pacientë aktivë,
  14. Lezhë, 1 pacient aktiv,
  15. Ura Vajgurore, 1 pacient aktiv,
  16. Berat, 1 pacient aktiv,
  17. Elbasan, 3 pacientë aktiv,

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>