21 persona të rinj me Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 467 të infektuar.
Mes tyre 1 është personel mjekësor dhe 2 janë fëmijë pa simptoma dhe në gjendje të mirë shëndetësore.
15 pacientë janë shëruar duke e çuar totalin e të shëruarve në 232.
Në informimin e përditshëm, ISHP njoftoi se harta e të prekurve nga COVID-19 në 24 orë është zgjeruar në Tiranë, Shkodër, Durrës e Has.
Në 24 orët e fundit janë testuar 193 persona, ndërsa në total janë testuar 4070 raste, dhe janë konfirmuar:
– 467 persona janë të prekur nga koronavirusi,
– 232 janë shëruar,
– 23 kanë vdekur,
– 43 persona janë të shtruar në spitalin Infektiv, 7 prej tyre janë në terapi intensive, 2 të intubuar
– 9 persona janë të shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi, 7 prej tyre janë në terapi intensive, 5 janë të intubuar.
Në total në të dy spitalet janë 52 persona janë të shtruar.
Pjesa tjetër e pacientëve është e vetëkarantinuar në shtëpi.
Përhapja e koronavirusit deri më 13 prill është sipas këtyre zonave:
— Në Tiranë: 221 persona; 11 prej të cilëve kanë ndërruar jetë;
— Në Durrës: 42 persona, përfshirë 3 të moshuar që ndërruan jetë;
— Në Fier: 32 persona, 1 prej të cilëve nderroi jetë;
— Në Lushnje: 6 persona; 1 prej të cilëve ndërroi jetë;
— Në Elbasan: 15 persona;
— Në Rrogozhinë: 4 persona;
— Në Kavajë: 8 persona, 2 prej të cilëve ndërruan jetë;
— Në Korçë: 17 persona;
— Në Vlorë: 5 persona; 1 prej të cilëve ndërroi jetë;
— Në Shkodër: 70 person;
— Në Lezhë: 14 person;
— Në Has: 13 persona; 1 prej të cilëve ndërroi jetë,
— Në Berat: 2 person,
— Në Krujë: 6 persona,
— Në Tropojë: 4 persona,
— Në Pukë: 5 persona,
— Në Mirditë: 3 person.