Përditësim 13 qershor: 48 të infektuar të rinj, shkon në 1464 totali i të prekurve

Nga Exit News
Përditësim 13 qershor: 48 të infektuar të rinj, shkon në 1464 totali i të prekurve

48 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1464.

Kjo është dita me më shumë të infektuar që prej marsit.

Të infektuarit e rinj janë 24 raste në Tiranë, 8 në Krujë, 4 në Durrës, 3 në Fier, 2 Lezhë, 2 Pukë, 3 Kamëz, 1 Gjirokastër, 1 Elbasan.

Mes të infektuarve të rinj ka kontakte të personave të diagnostikuar më parë, por dhe raste të reja për të cilët po vazhdon hetimi epidemiologjik.

52 pacientë janë të shtruar në Spitalin Infektiv, 7 janë në terapi intensive, një i intubuar.

70 për qind e gjithë të infektuarve janë shëruar.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 20 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 1464 të infektuar,

– 36 viktima;

– 1039 të shëruar,

– 389 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 13 qershor është:

  1. Tiranë, 220 pacientë aktivë,
  2. Shkodër, 45 pacientë aktivë,
  3. Krujë, 40 pacientë aktivë,
  4. Kamëz, 26 pacientë aktivë,
  5. Durrës, 19 pacientë aktiv,
  6. Pukë, 9 pacient aktivë,
  7. Vlorë, 6 pacient aktivë,
  8. Lushnje, 6 pacientë aktivë,
  9. Korçë, 1 pacient aktiv,
  10. Librazhd, 1 pacient aktiv,
  11. Mallakastër, 1 pacient aktiv,
  12. Tropojë, 2 pacientë aktiv,
  13. Mat, 2 pacientë aktivë,
  14. Lezhë, 3 pacient aktiv,
  15. Ura Vajgurore, 1 pacient aktiv,
  16. Berat, 1 pacient aktiv,
  17. Elbasan, 4 pacientë aktiv,
  18. Gjirokastër, 1 pacient aktiv.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>