146 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 7 117.
Në 24 orët e fundit 6 pacientë ka humbur jetën: një 62 vjeçar nga Tepelena, një 63 vjeçar nga Lezha, një 70 vjeçar nga Mati dhe 3 qytetarë nga Tirana; një 73 vjeçare, një 81 vjeçar dhe një 82 vjeçar.
115 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 16 janë në terapi intensive dhe 5 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 76 raste në Tiranë, 23 në Krujë, 11 në Fier, 7 në Durrës, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, 4 në Shkodër, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 1 rast Has, Kavajë, Lushnje, Pukë, Tepelenë, Bulqizë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 79 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3 695 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 47 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 7 117 të infektuar,
– 219 viktima;
– 3 695 të shëruar,
– 3203 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 14 gusht sipas qarqeve është:
- Tiranë, 1747 pacientë aktivë,
- Durrës, 398 pacientë aktiv,
- Shkodër, 278 pacientë aktivë,
- Vlorë, 115 pacientë aktivë,
- Fier, 145 pacientë aktivë,
- Lezhë, 122 pacientë aktivë,
- Korçë, 111 pacientë aktivë,
- Kukës, 94 pacientë aktivë,
- Elbasan, 84 pacientë aktivë,
- Berat, 48 pacientë aktivë;
- Gjirokastër, 31 pacientë aktivë,
- Dibër, 30 pacientë aktiv.