Përditësim 14 gusht: 146 të infektuar të rinj dhe 6 viktima, shkon në 7117 totali i të infektuarve

Nga Exit News
Përditësim 14 gusht: 146 të infektuar të rinj dhe 6 viktima, shkon në 7117 totali i të infektuarve

146 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 7 117.

Në 24 orët e fundit 6 pacientë ka humbur jetën: një 62 vjeçar nga Tepelena, një 63 vjeçar nga Lezha, një 70 vjeçar nga Mati dhe 3 qytetarë nga Tirana; një 73 vjeçare, një 81 vjeçar dhe një 82 vjeçar.

115 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 16 janë në terapi intensive dhe 5 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë: 76 raste në Tiranë, 23 në Krujë, 11 në Fier, 7 në Durrës, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, 4 në Shkodër, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 1 rast Has, Kavajë, Lushnje, Pukë, Tepelenë, Bulqizë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 79 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3 695 që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 47 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 7 117 të infektuar,

– 219 viktima;

– 3 695 të shëruar,

–  3203 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 14 gusht sipas qarqeve është:

  1. Tiranë, 1747 pacientë aktivë,
  2. Durrës, 398  pacientë aktiv,
  3. Shkodër, 278 pacientë aktivë,
  4. Vlorë, 115 pacientë aktivë,
  5. Fier, 145 pacientë aktivë,
  6. Lezhë, 122 pacientë aktivë,
  7. Korçë, 111 pacientë aktivë,
  8. Kukës, 94 pacientë aktivë,
  9. Elbasan, 84 pacientë aktivë,
  10. Berat, 48 pacientë aktivë;
  11. Gjirokastër, 31 pacientë aktivë,
  12. Dibër, 30 pacientë aktiv.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>