96 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 3 667.
Në 24 orët e fundit dy pacientë kanë humbur jetën: një 64-vjeçare nga Shkodra dhe një 63-vjeçare nga Elbasan, me sëmundje bashkëshoqëruse.
Të infektuarit e rinj janë 51 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Durrës, nga 4 raste në Elbasan e Pogradec, nga 3 raste në Krujë e Kukës, nga 2 raste në Fier, Lezhë, Kavajë, Kamëz e Dibër dhe nga një rast në Kurbin, Korçë, Devoll, Has, Lushnje, Mat, Përmet, Sarandë, Bulqizë dhe Prrenjas.
Në spital janë të shtruar 90 pacientë, mes tyre edhe mosha të reja. 10 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 2 062 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 32 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 3 667 të infektuar,
– 97 viktima;
– 2 062 të shëruar,
– 1 508 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 14 korrik sipas qarqeve është:
- Tiranë, 672 pacientë aktivë,
- Durrës, 219 pacientë aktiv,
- Shkodër, 190 pacientë aktivë,
- Vlorë, 97 pacientë aktivë,
- Fier, 36 pacientë aktivë,
- Lezhë, 77 pacientë aktivë,
- Korçë, 46 pacientë aktivë,
- Kukës, 51 pacientë aktivë,
- Elbasan, 39 pacientë aktivë,
- Berat, 40 pacientë aktivë;
- Gjirokastër, 22 pacientë aktivë,
- Dibër, 19 pacientë aktivë.
Kujtesë:
Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid-19.