18 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 898.
77 përqind e të infektuarve ose 694 prej tyre janë shëruar.
Sipas njoftimit të ISHP-së, të infektuar të tjerë të rinj janë zbuluar 4 në Krujë, 11 në Tiranë, 2 në Berat dhe një në Durrës.
Në 24 orët të fundit janë testuar 191 qytetarë të dyshuar, ndërsa që prej fillimit të marsit janë testuar 11239 persona, prej të cilëve janë:
– 898 të infektuar,
– 31 viktima;
– 694 të shëruar,
– 161 të infektuar aktivë;
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 19 pacientë, ku vetëm 3 janë në terapi intensive.
Më pak se 15 për qind e të infektuarve kanë nevojë për trajtim spitalor.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 14 maj është:
– Tiranë, 81 pacientë aktivë,
– Krujë, 47 pacientë aktivë,
– Shkodër, 16 pacientë aktivë,
– Fier, 5 pacientë aktivë,
– Kurbin, 3 pacientë aktivë,
– Kamëz, 12 pacientë aktivë,
– Elbasan, 2 pacientë aktivë,
– Berat, 5 pacientë aktivë,
– Mirditë, 1 pacient aktiv,
– Durrës, 2 pacient aktiv,
– Korçë, 1 pacient aktiv.