1088 raste të reja të infektuar me koronavirus u identifikuan gjatë 24 orëve të fundit, duke e cuar në mbi 93 mijë raste në total.
Në vend humbën jetën 12 persona, duke e cuar në 1555 numrin total të viktimave të Covid-19 në vend. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë viktimat janë të moshës 35 deri 78 vjeç.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:320 raste në Tiranë, 99 raste në Sarandë, 92 raste në Durrës, 65 raste në Fier, 60 raste në Vlorë, 53 raste në Shkodër, 52 raste në Krujë, 37 raste në Gjirokastër, 36 raste në Berat, 34 raste në Tepelenë, 32 raste në Kuçovë, 26 raste në Kurbin, 21 raste në Elbasan,16 raste në Mat, 14 raste në Kamëz, 11 raste në Bulqizë, 10 raste në Mallakastër, 9 raste në Korçë, Përmet, 8 raste në Gramsh, 7 raste në Lushnje, 5 raste në Mirditë, Malësi e Madhe, Peqin, 6 raste në Kukës, Kavajë, Delvinë, 4 raste në Lezhë, Pogradec, Kolonjë, Vorë, 3 raste në Devoll, Ura Vajgurore, Dibër, Maliq, 2 raste në Has, Himarë, Poliçan, 1 rast Pukë, Tropojë, Librazhd, Vau Dejës, Shijak, Patos, Këlcyrë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 781 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 56,764 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 531 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 20366
Fier 2991
Durrës 1782
Elbasan 1403
Shkodër 1531
Vlorë 1804
Lezhë 1150
Korçë 1018
Berat 1031
Gjirokastër 863
Kukës 452
Dibër 365