Përditësim 14 shtator: 167 raste të reja dhe 4 viktima nga Covid-19

Nga Exit News
Përditësim 14 shtator: 167 raste të reja dhe 4 viktima nga Covid-19

167 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 11 520.

Në 24 orët e fundit 4 pacientë, një 59 vjeçar dhe një 78 vjeçar nga Tirana, një 71 vjeçare nga Shkodra dhe një 76 vjeçar nga Lezha, kanë humbur jetën.

179 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 18 janë në terapi intensive dhe 8 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë: 88 raste në Tiranë, 11 në Durrës, 9 ne Lëzhë, 8 në Elbasan, nga 7 raste Korçë, Fushë-Arrëz, 6 në Krujë, 5 në Vlorë, nga 4 raste Shkodër, Berat, 3 në Gramsh, nga 2 raste në Librazhd, Tepelenë, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Dibër, Malësi e Madhe, Memaliaj.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 46 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6 615 që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 70 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 11 520 të infektuar,

– 338 viktima;

– 6 615 të shëruar,

– 4 567 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve deri në 14 shtator:

  • Tiranë 2 317 raste,
  • Durrës  516 raste,
  • Shkodër  357 raste,
  • Lezhë 268 raste,
  • Elbasan  232 raste,
  • Korçë 209 raste,
  • Fier 185 raste,
  • Vlorë  163 raste,
  • Kukës 140 raste,
  • Berat 84 raste,
  • Gjirokastër  47 raste,
  • Dibër 49 raste.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>