143 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 7 260.
Në 24 orët e fundit 6 pacientë ka humbur jetën: një 58 vjeçar nga Tepelena, një 71 vjeçar nga Durrësi, dhe 4 qytetarë nga Tirana: një 54 vjeçare, një 67 vjeçar dhe një 70 vjeçar.
114 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 14 janë në terapi intensive dhe 3 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 45 raste në Tiranë, 31 në Durrës, 17 në Korçë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, Vlorë, nga 4 raste në Elbasan, Lezhë, Lushnje, Tropojë, nga 3 raste në Berat, Gjirokastër, 2 në Kavajë, nga 1 rast në Kukës, Mat, Malësi e Madhe, Prrenjas, Memaliaj, Klos, Gramsh, Shijak.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 51 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3 746 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 49 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 7 260 të infektuar,
– 225 viktima;
– 3 695 të shëruar,
– 3289 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 14 gusht sipas qarqeve është:
- Tiranë, 1771 pacientë aktivë,
- Durrës, 433 pacientë aktiv,
- Shkodër, 285 pacientë aktivë,
- Vlorë, 118 pacientë aktivë,
- Fier, 140 pacientë aktivë,
- Lezhë, 125 pacientë aktivë,
- Korçë, 118 pacientë aktivë,
- Kukës, 94 pacientë aktivë,
- Elbasan, 89 pacientë aktivë,
- Berat, 50 pacientë aktivë;
- Gjirokastër, 34 pacientë aktivë,
- Dibër, 32 pacientë aktiv.