Përditësim 15 qershor: 69 të infektuar të rinj, shkon në 1590 totali i të prekurve

Nga Exit News
Përditësim 15 qershor: 69 të infektuar të rinj, shkon në 1590 totali i të prekurve

69 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1590.

Kjo është dita me më shumë të infektuar që prej marsit.

Të infektuarit e rinj janë 28 në Tiranë, 16 në Shkodër, 8 në Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Durrës, 2 në Elbasan dhe nga një rast në Kamzë, Mallkaastër, Pukë dhe Lushnje.

Mes të infektuarve të rinj ka kontakte të personave të diagnostikuar më parë, por dhe raste të reja për të cilët po vazhdon hetimi epidemiologjik.

50 pacientë janë të shtruar në Spitalin Infektiv, 7 janë në terapi intensive, një i intubuar.

70 për qind e gjithë të infektuarve janë shëruar.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 20 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 1590 të infektuar,

– 36 viktima;

– 1055 të shëruar,

– 499 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 15 qershor është:

  1. Tiranë, 249 pacientë aktivë,
  2. Shkodër, 68 pacientë aktivë,
  3. Krujë, 63 pacientë aktivë,
  4. Kamëz, 27 pacientë aktivë,
  5. Durrës, 25 pacientë aktiv,
  6. Pukë, 11 pacient aktivë,
  7. Vlorë, 21 pacient aktivë,
  8. Lushnje, 13 pacientë aktivë,
  9. Elbasan, 6 pacientë aktiv,
  10. Korçë, 1 pacient aktiv,
  11. Librazhd, 1 pacient aktiv,
  12. Mallakastër, 2 pacient aktiv,
  13. Tropojë, 2 pacientë aktiv,
  14. Mat, 2 pacientë aktivë,
  15. Lezhë, 3 pacient aktiv,
  16. Ura Vajgurore, 1 pacient aktiv,
  17. Berat, 1 pacient aktiv,
  18. Gjirokastër, 1 pacient aktiv.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>