Përditësim 15 shtator: 152 raste të reja dhe 2 viktima nga Covid-19

Nga Exit News
Përditësim 15 shtator: 152 raste të reja dhe 2 viktima nga Covid-19

152 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 11 672.

Në 24 orët e fundit 2 pacientë, një 57 vjeçar dhe një 65 vjeçare nga Tirana, me sëmundje të bashkëshoqëruese, kanë humbur jetën.

171 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 18 janë në terapi intensive dhe 8 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë: 68 raste në Tiranë, 16 në Elbasan, 11 në Durrës, 9 në Shkodër, 8 në Vlorë, nga 7 raste Kavajë, Berat, nga 5 raste Fier, Pukë, 3 në Lushnje, nga 2 raste në Kamëz, Gramsh, Kuçovë, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Rogozhinë, Mat, Vau i Dejës, Divjakë, Dibër.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 53 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6 668 që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 70 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 11 672 të infektuar,

– 340 viktima;

– 6 668 të shëruar,

– 4 664 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve deri në 15 shtator:

  • Tiranë 2 366 raste,
  • Durrës  520 raste,
  • Shkodër  362 raste,
  • Lezhë 267 raste,
  • Elbasan  248 raste,
  • Korçë 209 raste,
  • Fier 192 raste,
  • Vlorë  170 raste,
  • Kukës 140 raste,
  • Berat 92 raste,
  • Gjirokastër  47 raste,
  • Dibër 51 raste.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>