Përditësim 16 gusht: 120 të infektuar të rinj dhe 3 viktima, shkon në 7 380 totali i të infektuarve

Nga Exit News
Përditësim 16 gusht: 120 të infektuar të rinj dhe 3 viktima, shkon në 7 380 totali i të infektuarve

120 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 7 380.

Në 24 orët e fundit 3 pacientë ka humbur jetën: një 64 vjeçar dhe 78 vjeçar  nga Tirana dhe një 82 vjeçare nga Elbasani.

125 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 15 janë në terapi intensive dhe 5 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë: 59 raste në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Kukës, Berat, 4 në Roskovec, nga 3 raste në Krujë, Elbasan, Has, Kolonjë, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Lushnje, Librazhd, Kamëz, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Devoll, Kavajë, Tropojë, Mallakastër, Prrenjas, Vorë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 47 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3 794 që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 50 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 7 380 të infektuar,

– 228 viktima;

– 3 794  të shëruar,

–  3358 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 14 gusht sipas qarqeve është:

  1. Tiranë, 1795 pacientë aktivë,
  2. Durrës, 434  pacientë aktiv,
  3. Shkodër, 285 pacientë aktivë,
  4. Vlorë, 125 pacientë aktivë,
  5. Fier, 146 pacientë aktivë,
  6. Lezhë, 126 pacientë aktivë,
  7. Korçë, 126 pacientë aktivë,
  8. Kukës, 102 pacientë aktivë,
  9. Elbasan, 84 pacientë aktivë,
  10. Berat, 57 pacientë aktivë;
  11. Gjirokastër, 34 pacientë aktivë,
  12. Dibër, 324pacientë aktiv.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>