99 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 3 851.
Në 24 orët e fundit tre pacientë kanë humbur jetën: një 44-vjeçare nga Tirana, një 64-vjeçar nga Tirana dhe një 65-vjeçar nga Vlora, me sëmundje bashkëshoqëruse.
Të infektuarit e rinj janë 40 raste në Tiranë, nga 6 raste në Fier, Kavajë, nga 5 raste Dibër, Mirditë, nga 4 raste Krujë, Devoll, nga 3 raste Vlorë, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 2 raste Durrës, Kurbin, Korçë, Elbasan, Lezhë, Has, Lushnje, Prrenjas, nga 1 rast në Kukës, Berat, Pogradec, Roskovec.
Në spital janë të shtruar 102 pacientë, mes tyre edhe mosha të reja. 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 3 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 46 qytetarë, duke e çuar në 2 137 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 33 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 3 851 të infektuar,
– 104 viktima;
– 2 137 të shëruar,
– 1 610 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 16 korrik sipas qarqeve është:
- Tiranë, 734 pacientë aktivë,
- Durrës, 209 pacientë aktiv,
- Shkodër, 199 pacientë aktivë,
- Vlorë, 104 pacientë aktivë,
- Fier, 42 pacientë aktivë,
- Lezhë, 86 pacientë aktivë,
- Korçë, 50 pacientë aktivë,
- Kukës, 55 pacientë aktivë,
- Elbasan, 46 pacientë aktivë,
- Berat, 40 pacientë aktivë;
- Gjirokastër, 21 pacientë aktivë,
- Dibër, 24 pacientë aktivë.