24 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 518.
Një 64-vjeçare nga Tirana ka humbur jetën në spitalin Shefqet Ndroqi. Ajo ishte prej 2 javësh në gjendje të rëndë.
26 persona janë shëruar, duke e çuar totalin në 277.
Sipas njoftimit të ISHP-së, është zbuluar e prekura e parë në Mallakastër. Ajo është një infermiere e qendrës shëndetësore Aranitas. Po ashtu, dhe 5 infermierë e mjekë të tjerë janë infektuar.
Të infektuar të rinj janë zbuluar dhe në Shkodër, Fier, Korçë, Kukës, Kavajë e Tiranë.
Në 24 orët e fundit janë testuar 269 persona të dyshuar, ndërsa në total që prej fillimit të marsit janë testuar 4827 persona, prej të cilëve janë:
– 518 të infektuar,
– 26 viktima;
– 277 të shëruar;
– 34 të shtruar tek Infektivi, 5 prej të cilëve janë në terapi intensive;
– 9 të shtruar tek Sanatoriumi, 5 prej të cilëve në terapi intensive, 3 të intubuar.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve deri më 16 prill është:
– Tiranë, 241 pacientë,
– Durrës, 42 pacientë,
– Lushnje, 6 pacientë,
– Elbasan, 16 pacientë,
– Fier, 35 pacientë,
– Kavajë, 9 pacientë,
– Rrogozhinë, 4 pacientë,
– Korçë, 19 pacientë,
– Vlorë, 5 pacientë,
– Shkodër, 83 pacientë,
– Lezhë, 14 pacientë,
– Berat, 2 pacientë,
– Has, 13 pacientë,
– Krujë, 7 pacientë,
– Tropojë, 4 pacientë,
– Pukë, 5 pacientë,
– Mirditë, 3 pacientë,
– Kukës, 9 pacientë,
– Mallakasteër, 1 pacient.