119 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 7 499.
Në 24 orët e fundit 2 pacientë ka humbur jetën: një 60 vjeçar nga Durrësi dhe një 87 vjeçare nga Korça .
117 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 16 janë në terapi intensive dhe 5 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë:54 raste në Tiranë, 10 raste në Kamëz, nga 7 raste në Elbasan dhe Kukës, 6 raste në Korçë, nga 5 raste në Durrës dhe Shkodër, nga 4 raste në Fier dhe Kavajë, 3 raste në Lezhë, Mirëditë, nga 2 raste në Mat, Kurbin, Rrogozhinë, 1 rast në Has, Maliq, Sarandë, Shijak, Vlorë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 22 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3 816 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 50 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 7 499 të infektuar,
– 228 viktima;
– 3 816 të shëruar,
– 3358 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 17 gusht sipas qarqeve është:
- Tiranë, 1795 pacientë aktivë,
- Durrës, 434 pacientë aktiv,
- Shkodër, 285 pacientë aktivë,
- Vlorë, 125 pacientë aktivë,
- Fier, 146 pacientë aktivë,
- Lezhë, 126 pacientë aktivë,
- Korçë, 126 pacientë aktivë,
- Kukës, 102 pacientë aktivë,
- Elbasan, 84 pacientë aktivë,
- Berat, 57 pacientë aktivë;
- Gjirokastër, 34 pacientë aktivë,
- Dibër, 324pacientë aktiv.