Përditësim 17 gusht: 119 të infektuar të rinj dhe 2 viktima, shkon në 7 499 totali i të infektuarve

Nga Exit News
Përditësim 17 gusht: 119 të infektuar të rinj dhe 2 viktima, shkon në 7 499 totali i të infektuarve

119 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 7 499.

Në 24 orët e fundit 2 pacientë ka humbur jetën: një 60 vjeçar nga Durrësi dhe një 87 vjeçare nga Korça .

117 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 16 janë në terapi intensive dhe 5 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë:54 raste në Tiranë, 10 raste në Kamëz, nga 7 raste në Elbasan dhe Kukës, 6 raste në Korçë, nga 5 raste në  Durrës dhe Shkodër, nga 4 raste në Fier dhe Kavajë, 3 raste në Lezhë, Mirëditë, nga 2 raste në Mat, Kurbin, Rrogozhinë, 1 rast në Has, Maliq, Sarandë, Shijak, Vlorë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 22 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3 816 që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 50 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 7 499 të infektuar,

– 228 viktima;

– 3 816  të shëruar,

–  3358 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 17 gusht sipas qarqeve është:

  1. Tiranë, 1795 pacientë aktivë,
  2. Durrës, 434  pacientë aktiv,
  3. Shkodër, 285 pacientë aktivë,
  4. Vlorë, 125 pacientë aktivë,
  5. Fier, 146 pacientë aktivë,
  6. Lezhë, 126 pacientë aktivë,
  7. Korçë, 126 pacientë aktivë,
  8. Kukës, 102 pacientë aktivë,
  9. Elbasan, 84 pacientë aktivë,
  10. Berat, 57 pacientë aktivë;
  11. Gjirokastër, 34 pacientë aktivë,
  12. Dibër, 324pacientë aktiv.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>