55 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 3 906.
Në 24 orët e fundit tre pacientë kanë humbur jetën: një 52-vjeçar nga Tirana, një 57-vjeçar nga Kukësi dhe një 59-vjeçar nga Korça, me sëmundje bashkëshoqëruse.
Të infektuarit e rinj janë 39 raste në Tiranë, 4 në Vlorë, 3 në Kukës, nga 2 në Durrës, Kavajë, Krujë, dhe nga një rast në Shkodër, Elbasan, Kamëz.
Në spital janë të shtruar 106 pacientë, mes tyre edhe mosha të reja. 9 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 1 prej tyre i intubuar në gjendje të rëndë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 77 qytetarë, duke e çuar në 2 214 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 34 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 3 906 të infektuar,
– 107 viktima;
– 2 214 të shëruar,
– 1 585 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 17 korrik sipas qarqeve është:
- Tiranë, 737 pacientë aktivë,
- Durrës, 206 pacientë aktiv,
- Shkodër, 187 pacientë aktivë,
- Vlorë, 105 pacientë aktivë,
- Fier, 39 pacientë aktivë,
- Lezhë, 84 pacientë aktivë,
- Korçë, 49 pacientë aktivë,
- Kukës, 54 pacientë aktivë,
- Elbasan, 42 pacientë aktivë,
- Berat, 37 pacientë aktivë;
- Gjirokastër, 21 pacientë aktivë,
- Dibër, 24 pacientë aktiv.