Përditësim 17 maj: 13 të infektuar të rinj, shkon në 946 totali i të prekurve

Përditësim 17 maj: 13 të infektuar të rinj, shkon në 946 totali i të prekurve

13 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 946.

76 përqind e të infektuarve ose 718 prej tyre janë shëruar.

Sipas njoftimit të ISHP-së, të infektuar të tjerë të rinj janë zbuluar vetëm në Durrës.

Në 24 orët të fundit janë testuar 260 qytetarë të dyshuar, ndërsa që prej fillimit të marsit janë testuar 12,500 persona, prej të cilëve janë:

– 946 të infektuar,

– 31 viktima;

–  718 të shëruar,

–  200 të infektuar aktivë;

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 17 pacientë, ku vetëm 3 janë në terapi intensive.

Më pak se 15 për qind e të infektuarve kanë nevojë për trajtim spitalor.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 16 maj është:

– Tiranë, 78 pacientë aktivë,

– Krujë, 46 pacientë aktivë,

– Shkodër, 15 pacientë aktivë,

– Kamëz, 12 pacientë aktivë,

– Durrës, 17 pacientë aktiv,

– Berat, 10 pacientë aktivë,

– Fier, 5 pacientë aktivë,

– Elbasan, 2 pacientë aktivë,

– Mirditë, 1 pacient aktiv,

– Korçë, 1 pacient aktiv,

– Kurbin, 1 pacient aktiv.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>