694 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 29,126.
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 persona: mjeku 66 vjeçar Ilirjan Draçi, një 28 vjeçare, një 61 vjeçare, një 76 vjeçare, dhe një 78 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçare nga Elbasani.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 334 raste në Tiranë, 41 në Berat, 39 në Fier, 36 në Lushnje, 32 në Vlorë, nga 28 raste në Durrës, Gramsh, 19 në Kavajë, 17 në Sarandë, 14 në Mallakastër, 13 në Krujë, nga 12 raste në Kurbin, Mirditë, Gjirokastër, nga 10 raste në Lezhë, Pogradec, nga 7 raste në Kukës, Kuçovë, 6 në Korçë, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Has, Pukë, nga 1 rast në Elbasan, Tropojë, Përmet, Dibër, Bulqizë, Peqin.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 351 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 13,804 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 412 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.
COVID-19 – Statistika (17 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 694
Të shëruar ne 24 orë 351
Të shtruar në spitale 412
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 2,560
Testime totale 160,451
Raste pozitive 29,126
Raste të shëruara 13,804
Raste Aktive 14,685
Humbje jete 637
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 7158
Durrës 1182
Fier 1169
Korçë 844
Shkodër 812
Elbasan 762
Vlorë 686
Lezhë 635
Berat 501
Gjirokastër 439
Kukës 356
Dibër 141