21 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 539.
6 persona janë shëruar, duke e çuar totalin në 283.
Sipas njoftimit të ISHP-së, të infektuar të rinj janë zbuluar në Shkodër, Krujë, e Tiranë. Në Kurbin janë gjetur 2 pacientët e parë.
Në 24 orët e fundit janë testuar 253 persona të dyshuar, ndërsa në total që prej fillimit të marsit janë testuar 5080 persona, prej të cilëve janë:
– 539 të infektuar,
– 26 viktima;
– 283 të shëruar;
– 35 të shtruar tek Infektivi, 7 prej të cilëve janë në terapi intensive;
– 8 të shtruar tek Sanatoriumi, 4 prej të cilëve në terapi intensive, 3 të intubuar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve deri më 17 prill është:
– Tiranë, 245 pacientë,
– Durrës, 42 pacientë,
– Lushnje, 6 pacientë,
– Elbasan, 16 pacientë,
– Fier, 35 pacientë,
– Kavajë, 9 pacientë,
– Rrogozhinë, 4 pacientë,
– Korçë, 19 pacientë,
– Vlorë, 5 pacientë,
– Shkodër, 94 pacientë,
– Lezhë, 14 pacientë,
– Berat, 2 pacientë,
– Has, 13 pacientë,
– Krujë, 11 pacientë,
– Tropojë, 4 pacientë,
– Pukë, 5 pacientë,
– Mirditë, 3 pacientë,
– Kukës, 9 pacientë,
– Mallakastër, 1 pacient,
– Kurbin, 2 pacientë.